Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon – Taubadel thotë se ka qenë kritike ndaj qasjes së ambasadorit Grenell rreth përpjekjeve të tij për rifillimin e dialogut Kosovë –Serbi.

Grenell dëshironte të anashkalonte BE-në dhe qeverinë e dikurshme demokratike (v.j Qeverinë Kurti). Nëse do të shikonit kohën dhe mënyrën e deklaratave të tij, nuk synonte të ndihmonte BE-në fare. Unë kam thënë që nëse duam stabilitet afatgjatë në rajon, do të na duhen edhe BE dhe SHBA, nuk mund t’i ndajmë ato dhe duhet të kemi një dialog, me BE-në në vendin e shoferit.”, tha ajo në një intervistë për kp

Po ashtu Cramon deklaroi nëse qytetarët e Kosovës e kanë merituar liberalizimin ashtu si të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ndërsa shtoi se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën nuk lidhet me përparimet gjatë procesit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.

Von Cramon foli për Qeverinë Hoti dhe rifillimin e dialogut.

“Mund të them, se jam e lumtur që shoh që dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit po rifillon përsëri nga BE, dhe unë e di që zoti Hoti është shumë i përkushtuar për suksesin e dialogut. Është e vështirë të vlerësosh punën e tyre pas një kohe kaq të shkurtër; veçanërisht shumë çështje në Kosovë nuk mund të zgjidhen shpejt, siç janë korrupsioni, sundimi i ligjit, shëndetësia ose sistemi arsimor. Këto reforma kërkojnë kohë më të gjatë dhe ndryshime të thella, por unë kam plot shpresë se Qeveria e Hoti do të dëshmojë gatishmërinë e saj për të vepruar. Në situatën aktuale, ne shohim pothuajse numra shumë të lartë të rasteve me COVID 19. Unë jam e informuar që kapacitetet e spitaleve janë në limite dhe situata po bëhet edhe më kritike. Prandaj dhe për hir të shëndetit të qytetarëve, unë me të vërtetë rekomandoj të dëgjoni ekspertë mjekësorë dhe të zbatoni masa më të rrepta për të parandaluar më shumë raste nga sa kemi parë në ditët e fundit.”, tha ndër tjerash  Cramon.