Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, i ka quajtur përralla deklarimet e të dërguarit special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, se ideja e shkëmbimit të territoreve nuk është e presidentit Donald Trump, por e ish-këshilltarit të tij, John Bolton.

Von Cramon ka thënë se në Kosovë liderët duhet t’i thërrasin mendjes e të merren seriozisht me politikën e jashtme.

Sigurisht është faji i John Boltonit që njerëzit flasin për shkëmbime territoresh. Tani të gjorit Richard Grenell i duhet të luftojë këto spekulime… lëre. Thirrni mendjes e mos u tregoni më njerëzve këso përralla. Bëhuni serioz në politikën e jashtme më në fund. Ka ardhur koha”, ka shkruar ajo./21Media