Von Cramon kërkon pezullimin e anëtarësimit të Serbisë në BE për shkak të Rusisë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim Serbi-Rusi e ka quajtur një skandal të rëndë nga ana e Beogradit zyrtar në kohën e agresionit të pajustifikuar ushtarak të Vladimir Putin në Ukrainë.
Në një postim në Twitter, ajo ka thënë se tash është koha që të ngrihen bisedimet për aderimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Ky është një skandal i rëndë. Në mes të luftës së furishme, Ministria e Jashtme e Serbisë nënshkruan planin për bashkëpunimin në të ardhmen me agresorin, Rusinë. Ose ndoshta është thjesht një sinjal për ne që të ngrijmë bisedimet e anëtarësimit në BE, pasi hyrja në BE nuk kalon përmes Moskës”, ka shkruar von Cramon.
Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq, dhe homologu i tij rus, Sergej Lavrov, kanë nënshkruar të premten në New York, një marrëveshje për të koordinuar politikën e jashtme./21Media
Back to top button