Përmbyllja e procesit të liberalizmit të vizave ishte një prej temave të gjatë takimit të Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani Beqë Cufaj me Raportuesen e Parlamentit Europian për Kosovën dhe politikanen nga radhët e Të Gjelbërve gjermanë, Zonjën Viola von Cramon.

Siç bëhet e ditur nga njoftimi i Ambasadës së Kosovës në Gjermani, ata folën edhe për situatën aktuale në Kosovë, për presidencën gjermane me BE-në dhe aspekte tjera të bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Gjermanisë./21Media