Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von de Leyen, pranoi të jetë ndjerë e lënduar pasi nuk i kishin lënë një karrikë gjatë takimit me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Von der Leyen kishte mbetur pa karrikë në takimin me presidentin e Turqisë, në Ankara më 6 prill.

“Nuk mund të gjej një justifikim për mënyren si u trajtova dhe kam rënë në konkluzione se kjo ndodhi për shkak se jam një grua. Do të ndodhte kjo nëse do kisha të veshur një kostum dhe kravatë?”, tha von der Leyen.

Turqia ishte kritikuar shumë pas kësaj ngjarje, njësoj edhe presidenti Charles Michel, i cili u ul në karrikën e vetme afër presidentit Erdogan.

Von der Leyen tha se nuk ka parë ndonjë arsye që të trajtohet ndryshe nga presidenti Michel, që i njëjti kërkoi falje më pastaj.

“Jam gruaja e parë presidente e Komisionit Evropian, dhe kështu prisja të më trajtonin në viziten time në Turqi para dy javësh, por jo nuk ndodhi kështu”, shtoi Von der Leyen.

Ajo po ashtu bëri një reagim në Twitter në lidhje me këtë ngjarje aspak të hijshme./21Media