Von der Leyen në Kosovë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa rrugë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për shkak të vizitës njëditore të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Kosovë, nesër në disa segmente rrugore do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve.
“Më 27 tetor 2022, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë njëditore Presidentja e Komisionit Evropian, Znj. Ursula von der Leyen, së bashku me delegacionin e saj shoqërues. Policia e Kosovës,  gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në Kosovë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore drejt kryeqytetit, ku pritet të kalojë eskorta.
Policia e Kosovës ka kërkuar mirëkuptim të plotë nga qytetarët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik, për këto ndërprerje të shkurtër të trafikut, e cila bëhet për shkaqe operacionale./21Media

Back to top button