Von der Leyen në Shqipëri më 28 shtator

Ursula Von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian do vizitojë Shqipërinë më 28 shtator.

Lajmin e bërë të ditur ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, përmes një shkrimi në Twitter.
“Presidentja Von der Leyen planifikon të vizitojë Shqipërinë më 28 shtator. Mezi pres ta mirëpres!”, shkruan Soreca.
Ndryshe, kancelarja gjermane Angela Merkel dje vizitoi Tiranën, ku pati takime me disa liderë të Ballkanit Perëndimor.
Merkel tha se mbështet projektin e tregut të përbashkët rajonal “Ballkani I Hapur”. Në konferencën e përbashkët për gazetarë me kryeministrin Edi Rama, Merkel u shpreh se nisma është mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe se, sa më shumë shtete të bashkëpunojnë në këtë drejtim, aq më mirë është për rajonin. Ndërsa, kryeministri Rama, kritikoi Kosovën për mospërfshirje në këtë proces./21Media

Back to top button