Von der Leyen: Nëse mizoritë në Bucha s’janë krime lufte, çfarë është një krim lufte

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, pretendoi se mizoritë e zbuluara në qytetin Bucha të Kievit janë dëshmi e krimeve të luftës.

Presidentja e BE-së vizitoi Ukrainën të premten për të dëshmuar pasojat e bombardimeve ruse në qytete si Bucha, shkruan sky news
“Instinkti im thotë: Nëse ky nuk është një krim lufte, çfarë është një krim lufte, por unë jam një mjek me trajnim dhe avokatët duhet të hetojnë me kujdes”, tha Von der Leyen.
Dje, një ekip mjeko-ligjor filloi zhvarrosjen e një varri masiv në Bucha Zyrtarët ukrainas thonë se rusët varrosnin viktimat e pushtimit të tyre.
BE-ja dhe aleatët e tjerë perëndimorë po ndihmojnë Ukrainën të përpilojë prova për ndjekjet e ardhshme të krimeve të luftës./21Media
Back to top button