Von der Leyen uron Ukrainën: Ne mund dhe do të qëndrojmë pranë jush

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka uruar popullin ukrainas në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.
“Të dashur qytetarë të Ukrainës, ne kurrë nuk mund të krahasojmë sakrificat që po bëni çdo ditë. Por, ne mund dhe do të qëndrojmë pranë jush. BE-ja ka qenë me ju në këtë luftë që në fillim. Dhe ne do të jemi për aq kohë sa të duhet”, shkroi von der Leyen në Twitter.


Ukraina sot feston 31 vjetorin e shpalljes së pavarësisë./21Media

Back to top button