Von der Leyen viziton Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen njoftoi vizitën e saj në Ballkanin Perëndimor para fundit të këtij muaji në mënyrë që të dërgojë një sinjal të fortë të angazhimit të BE-së në procesin e pranimit, sipas EWB.
”Në një botë më të kontestuar, mbrojtja e interesit tonë nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e vetes. Ka të bëjë edhe me krijimin e partneriteteve të forta dhe të besueshme. Ky nuk është luks. Është thelbësor për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin tonë në të ardhmen. Dhe kjo punë fillon duke thelluar partneritetin tonë me aleatët tanë më të afërt. Bashkimi Evropian dhe SHBA do të jenë gjithmonë më të forta së bashku. Dhe sigurisht e njëjta gjë vlen edhe për fqinjët tanë në Ballkanin Perëndimor. Para fundit të muajit, unë do të udhëtoj në rajon për të dërguar një sinjal të fortë të angazhimit tonë në procesin e pranimit. Ne ua kemi borxh të gjithë atyre të rinjve që besojnë në të ardhmen në Evropë”, tha von der Leyen.

Back to top button