Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, është deklaruar me rastin e dyvjetorit të transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Osmani ka thënë se vendimi i deputetëve pro ndryshimeve ligjore i hapën rrugë transformimit të FSK-së, në ushtri të shtetit dhe me ç’rast u themelua edhe Ministria e Mbrojtjes.

“Kjo votë, do të mbetet e shënuar në historinë e re të Republikës sonë si ndër momentet kulminante të përpjekjeve tona të përbashkëta për fuqizim të shtetësisë, mbrojtje të sovranitetit dhe konfirmim të aspiratave tona për anëtarësim në NATO”, ka shkruar ndër të tjera Osmani në Facebook.

Sot janë bërë dy vjet nga themelimi i ushtrisë së Kosovës, konkretisht  transformimit të mandatit të FSK në forcë të armatosur. Për shkak të situatës me pandemisë nuk pati ndonjë ceremoni ushtarake për të shënuar këtë dy vjetor./21Media

Dy vite më parë, Kuvendi i Kosovës, me 106 vota pro miratoi ndryshimet e nevojshme ligjore që hapën rrugën për…

Posted by Vjosa R. Osmani on Monday, 14 December 2020