Sot Qeveria e Kosovës ka votuar draft-strategjia kundër korrupsionit dhe plani i veprimit 2021-2023.

Zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se plani i kësaj strategjie është përgatitur me një qasje gjithëpërfshirëse.

Tahiri ka thënë strategjia përmban veprime për luftimin e kësaj dukure, rritjen e transparencës në institucionet publike dhe përmirësimin e kornizës kundër korrupsionit./21Media