Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme ka votuar një sërë vendimesh, ndër to ishte edhe ajo e mekanizmit për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale Kosovë-Shqipëri.

Ky vendim u votua nga ministrat që ishin të pranishëm në mbledhjen e Qeverisë.

Qeveria në detyrë gjatë kësaj mbledhjeje mori edhe disa vendime si: Ndarja e 60 mijë eurove për familjet e dy minatorëve që humbën jetën në minierën e Artanës, shkarkimin e bordit të drejtorëve të KRU “Mitrovica”, caktoi limitet e pagave në ndërmarrjet publike./21Media