Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur këtë të premte për të shqyrtuar shtatë pika në rend të ditës.

Në zgjedhjen e anëtarëve të bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOST) u zbatua barazia gjinore e paraparë në Ligjin për Ndërmarrjet Publike. Pasi në kuti të ndara deputetët po votojnë për të dy gjinitë që të sigurohet prezenca e grave në këtë bord.

Kjo nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila u cilësua si ditë progresi për Kosovën.

Kandidatët që po synojnë të jenë në bordin e KOSTT janë: Kushtrim Krasniqi, Jeton Mehmeti, Ali Hamiti, Nebih Zariqi, Pranvera Doburna-Mehmeti, Saranda Sadriu-Mehemti, Xhavit Buzhala, Ibrahim Krasniqi, Xhelosh Vataj, Ajrina Gashi, Arben Dodaj dhe Hyrmet Mydyti.