Futbollisti do të dënohet

Futbollisti do të dënohet

Futbollilisti danez, Pione Sisto u largua nga Vigo e Spanjës nga frika e koronavirusit. Ai u largua nga qyteti pa lejen e Celta-s për tu kthyer në Kopenhagën e tij të lindjes.

Sisto shkeli disiplinën e klubit dhe do të ndëshkohet për veprimin, por kjo nuk është e rëndësishme për të për momentin. Ndjenja e panikës sipas Sistos bëri që ai të kalojë 3 mijë km rrugë për 27 orë.

Masa u vendos pasi të gjitha fluturimet nga Spanja u anuluan për shkak të koronavirusit.

Celta njoftoi se futbollisti do të dënohet posa të kthehet në Vigo, kur të fillojnë trajnimet.