”Vrapo me Babadimrin, kontribuo për familjet në nevojë”, mbahet për herë të 6-të

Organizata bamirëse ”Vrapo me Babadimrin, kontribuo për familjet në nevojë” është mbajtur për herë të 6-të dhe për shkak të kufizimeve nga COVID-19 vrapimi u zhvillua brenda Camp Film City, Shtabi i KFOR-it.
Lajmin e ka bërë të ditur KFOR-i përmes një postimi në ”Facebook”, ku ka theksuar se të gjitha fondet e mbledhura nga shitjet e kostumeve të Santa Claus do të ofrohen për familjet vendase në nevojë.
Në këtë organizim kanë marrë pjesë më shumë se 200 vrapues nga disa kombe të komunitetit të KFOR-it morën pjesë dhe vrapuan së bashku me liderët e KFOR-it, duke përfshirë komandantin, gjeneralmajor Ferenc KAJÁRI, shefin e shtabit, gjeneral brigade John MAIER dhe rreshterin e komandës, CSM Tamás ZSIROS.
Ky organizim fillimisht është iniciuar nga OJQ-ja 5 Cent Project dhe koordinuar nga Zyra e Këshilltarit Gjinor të KFOR-it./21Media

Back to top button