Vrasësi i George Floyd kërkon rigjykim

 

Ish-oficeri Derek Chauvin i cili po akuzohet për vrasjen e George Floyd, ka kërkuar një gjykim një të ri.

Ekipi Juridik i Derek Chauvin ka paraqitur dokumente gjyqësore që pretendojnë sjellje të pahijshme nga prokurorët dhe juristët.

Ndërkohë, avokati i tij pretendon se klienti i tij është privuar nga një gjykim i drejtë.

Mediat amerikane raportojnë se kërkesa për një gjykim të ri pritej dhe është një lëvizje e zakonshme pas një dënimi.

Chauvin pritet të dënohet muajin tjetër.

Ish-oficeri, u kap në një video i gjunjëzuar në qafën e Floyd për më shumë se nëntë minuta, gjatë arrestimit të tij, pamjet e Chauvin, me gju në qafën e tij afrikano-amerikane Floyd shkaktoi protesta globale kundër racizmit./21Media

Back to top button