Vrasja e Donjeta Pajazitit, sot shpallet aktgjykimi

 

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë i pandehuri N.P. akuzohet se më 09.11.2015, në bjeshkët e Strellcit Komuna Deçan, në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë”, i akuzuari duke qenë edhe me parë i dënuar për vepër penale te vrasjes se rëndë, me dashje dhe me armë të tipit të panjohur, në mënyre dinake dhe për motive të ulëta e ka privuar nga jeta viktimën D.P. nga po i njëjti fshat.

Siç thuhet tutje në aktakuzë, viktima ditën kritike ka qenë duke shkuar ne punë në këmbë nëpër rrugën në drejtim të Strrellcit të Epërm dhe kur afrohet ne afërsi të shtëpisë së N.J., kalon i pandehuri N.P. me veturën e tij të tipit xhip me ngjyrë të kaltër i cili ndalet e merr viktimën me veturë, e me pas vazhdon në drejtim të bjeshkëve të Strellcit , dhe kur arrin tek Kroni i Lajthisë e privon nga jeta me armë, duke shtënë dy herë në kokë dhe largohet nga vendi i ngjarjes, kurse kufoma e viktimës është gjetur më 17.12.2015 në vendin e ngjarjes nga disa kalimtarë të rastit.

 

Back to top button