Vrasja e dy vëllezërve në Krujë, identifikohet autori
5 Qershor 2020
U identifikua autori i dyshuar i vrasjes së dy vëllezërve mbrëmë në fshatin Gramëz të Krujës.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale R.P, 32 vjeç nga Kruja.
Ngjarja u shënua rreth orës 22:25 minuta, derisa vëllezërit përkatësisht Xhentil Bardhi 24 vjeç dhe Gramoz Bardhi 34 vjeç kanë humbur jetën rrugës për në spital.
Ndërkohë, makina me të cilën u krye krimi u gjend te pompat e ujit në Gramëz.
Forcat e Policisë së Krujës, DVP Durrës, FNSH dhe Renea po punonjë për kapjen e të dyshuarit./vizionplus