Njeriu që i preu kokën një mësuesi në një rrugë në Francë priti jashtë shkollës dhe u kërkoi nxënësve të identifikonin shënjestrën e tij, thonë zyrtarë të anti-terrorizmit.

Burri më pas postoi imazhe në mediat sociale të mësuesit të vdekur, Samuel Paty, 47 vjeç, i cili u kishte treguar studentëve karikaturat e Profetit Muhamed.

Sulmuesi më vonë qëlloi në drejtim të policisë me një pistoletë para se të vritej, transmeton rtv21.tv.

Nëntë njerëz janë arrestuar dhe po hetohen për lidhje të mundshme me rastin.

Sulmi u zhvillua rreth orës 17:00 të premten pranë Kolegjit “du Bois d’Aulne”, ku Paty dha mësim, në qytetin Conflans-Sainte-Honorine, rreth 30 km në veri-perëndim të Parisit qendror.

I dyshuari ishte një 18-vjeçar, i lindur në Moskë me origjinë çeçene. Ai erdhi në Francë me statusin e refugjatit si djalë dhe ishte i panjohur për policinë anti-terrorizëm.

Ai jetonte në qytetin e Normandisë Evreux, rreth 100 km nga skena e vrasjes dhe nuk kishte asnjë lidhje të dukshme me mësuesin ose shkollën.

Burri kishte qenë para gjykatave, por vetëm për akuza të vogla për kundërvajtje.

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se sulmi barte të gjitha shenjat dalluese të një “sulmi terrorist islamik” dhe mësuesi ishte vrarë sepse ai “mësoi lirinë e shprehjes”.

Një homazh kombëtar do t’i kushtohet viktimës Paty./21Media