Vrasja e zyrtarit policor, Gjykata merr vendim për të arrestuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për të arrestuarit në rastin e vrasjes së zyrtarit policor, Lirim Haxholli.
Gjykata në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për zyrtarin policor, i dyshuar për veprën penale të vrasjes, kurse për pesë zyrtarët e tjerë policorë, Gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për një muaj.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Familjarë, zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe shumë qytetarë i dhanë sot lamtumirën e fundit, policit të vrarë aksidentalisht Lirim Haxholli.
Lirimi është vrarë të enjten në mbrëmje në fshatin Zllatar të Prishtinës./21Media
Back to top button