Vrasja në Bokshiq të Klinës, policia jep detaje për rastin

Një person ka mbetur i vdekur mbrëmë në Bokshiq të Klinës.
Sipas policisë, viktima mashkull kosovar është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës pasi dyshohet se u qëllua me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“VRASJE E RËNDË – Bokshiq, Klinë/ 21.03.2026-15:00. Viktima mashkull kosovar me autoambulancë është dërguar në spitalin rajonal Pejë pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima duke mos i përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekip mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftim.
Nga Spitali i Pejës mbrëmë bën të ditur se viktima ishte sjellur aty pa shenja jete.