Vrasja në Ferizaj, 26 vjet burgim për pesë persona

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka dënuar me 26 vjet e dy muaj burgim 5 persona për një vrasje të kryer në vitin 2018.
A.R.1, për shkak të veprave penale “vrasja” dhe veprës penale “mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” për shkak të veprës penale” pjesëmarrje në rrahje”.
F.R., për shkak të veprës penale “pjesëmarrje në rrahje”.
A.R.3, për shkak të veprës penale “pjesëmarrje në rrahje”.
D.K., për shkak të veprave penale “mashtrimi” dhe veprës penale pjesëmarrje në “rrahje”.
Gjykata Themelore në Ferizaj pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të të gjitha provave, të pandehurit: A.R.1, e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 16 vjet, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në paraburgim;
A.R.2, e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 2 vjet, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrestit shtëpiak;
F.R., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 2 vjetnë të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në ndalim dhe arrestit shtëpiak;
A.R.3, e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 1 vit e tetë muaj, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në ndalim dhe arrestit shtëpiak;
D.K., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej katër vjet e gjashtë muaj në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në ndalim dhe arrestit shtëpiak, si dhe dënim me gjobë në shumë prej 2 mijë e 500 euro të cilat dënime do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Të akuzuarit A.R.1, i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me këtë aktgjykim./21Media

Back to top button