Vrasja në Klinë, Policia gjen veturën e braktisur të të dyshuarit

(Lajm i përditësuar)


Vrasja në Klinë, Policia gjen veturën e braktisur të të dyshuarit

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se ka gjetur veturën e braktisur të personit që dyshohet se ka kryer vrasjen që ndodhi në një lokal në Klinë.

Policia ka bërë të ditur se është në kërkim të të dyshuarit, dhe se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“I dyshuari ёshtё arratisur nё drejtim tё panjohur dhe gjatё arratisjes i dyshuari nёn kёrrcёnimin e armёs nga njё qytetar ka grabitur veturën dhe ёshtё larguar nё drejtim tё Gurrakocit. Njёsitet relevante janё vёnё nё ndjekje tё personit tё dyshuar dhe me tё arritur nё fshatin Kosh-Istog, ёshtё gjetur vetura e braktisur ndёrsa personi i dyshuar ёshtё ende nё kёrkim policor. Me vendim tё prokurorit tё shtetit trupi i pajetё i viktimёs dёrgohet ne institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinё pёr obduksion”, thuhet aty.

Përmes komikatës për media, Policia ka dhënë edhe detaje të tjera.

“Më datë 07 gusht 2023, rreth orës 16:50, Policia është informuar se nё rrugën ‘Leonard Palucaj’ – Klinё, ka ndodhur njё gjuajtje me armё zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar se njё person ёshtё plagosur nga arma e zjarrit, i njëjti ёshtё dёrguar ne QKMF-Klinё, dhe mё pas nё Spitalin Rajonal nё Pejё, aty nga mjeku kujdestar ёshtё konstatuar vdekja e viktimёs”, thuhet aty.


Plagosje në një lokal në Klinë, vdiq një person

Ka vdekur një person në Klinë, i cili ka mbetur i plagosur sot reth orës 16:40.

Për portalin rtv21.tv lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikçi tutje ka treguar se prokurori i Krimeve të Rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes.

RTV21 do ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast./21Media

Back to top button