Policia ka dhënë detaje për vrasjen që ka ndodhur dje në Novosellë të Pejës. “Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka qëlluar me arme zjarri viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarës kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.”, ka bërë të ditur policia.

Siç ka njoftuar policia, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një mitraloz, një pistoletë, paisje për pastrim te armës, 890 fishek të kalibrave të ndryshëm dhe pesë predha po ashtu kalibra të ndryshëm.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./21Media