Një ngarje tragjike ka nodhur sot në fshatin Pozheran të Vitisë, konfirmohet nga policia se janë vrarë katër persona.
siç mëson rtv21.tv dyshohet se bëhet fjalë për vrasje të anëtarëve të një familje.

Dyshohet se babai i cili thuhet se ishte rreth të 50-tave ka shtënë mbi djalin pastaj djalin tjetër dhe me pas mbi gruan dhe veten. Sipas informatave të para, thuhet se familja janë me vendbanim nga Zvicrra dhe kishin ardhur në Kosovë për pushime.

Edhe pse sipas banorëve te asaj anë ata nuk janë njohur për probleme perkunder i përshkruajnë si persona të qetë. Ekipet e hetuesise po qëndrojnë në vendin e ngjarjespër të ndriçuar rrethanat.

Se viktimat kanë lidhje familjare e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Fatkeqësisht është e vërtetë. Kemi katër viktima të një familjes. Për momentin nuk i dimë detajet se si ka ardhur deri te kjo vrasje. Unë jam në vendngjarje por nuk po mundem ende me vërejtur. Është këtu edhe ekipi i Mjekësisë Ligjore. Rasti ka ndodhur në ora 18:10. Fatkeqësisht është vrasje familjare, por për gjininë dhe si nuk mund të dimë. Prokuroi i rasti është këtu dhe trupat e pajetë do të tërhiqen për IML”, tha ai.

Sapo të ketë diçka të re rtv21.tv do të ju mbajë të informuar./21Media