Për rastin tragjik i cili ka ndodhur në fshatin Pozheran të Vitisë ka reaguar edhe kryetari i kësaj komune Sokol Haliti.
Ai ka shprehur ngushëllime, duke shtuar se Institucionet komunale janë të prekura thellë për këtë ngjarje.

“Rast i rëndë. Nuk mund të gjenden fjalë për ta përshkruar dhimbjen që na e solli lajmi i orëve të mbrëmjes në Pozheran, mbi tragjedin familjare të familjes Zuka. Shuarja e 4 qytetarëve tanë që gjetën vdekjen në këtë tragjedi, brenda shtëpisë së tyre, na ka prekur thellë. Ngjarjet e tilla tragjike, kur shuhet një familje e tërë, janë tepër të dhimbshme, si për qytetarët poashtu edhe për Institucionet komunale. Bashkëndjejmë dhimbje me familjarët e të afërmit e familjes Zuka dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta në emër të Institucioneve komunale të Vitisë dhe qytetarëve të kësaj komune.”, thuhet në telegramin e ngushllëimit të Halitit.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka konfirmuar se vrasja e katërfishtë në fshatin Pozheran të Gjilanit ka ndodhur brenda një familje.

“Sipas informatave fillestare, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje.”, thuhet në njoftim e prokurorisë./21Media