Vrasja në Prishtinë, Policia shpalli në kërkim shtetasin turk
6 Dhjetor 2020
Një vrasje ka ndodhur sot në Prishtinë dhe lidhur me këtë rast, drejtoria Rajonale e Policisë, pas identifikimit të personit të dyshuar me autorizim të Prokurorisë së shtetit shpalli në kërkim personin e dyshuar; YILDRIM ATILA (1967), shtetas i Turqisë.
“Duke i falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm, në veçanti për këtë rast, po ju përcjellim fotografinë e pesonit të dyshuar dhe kërkojmë nga të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e personit të kërkuar ta njoftojnë policinë në numrin 192.”, bëri të ditur policia.
Një person është vrarë me armë zjarri sot rreth orës 12:00 në rrugën “Bekim Fehmiu”. Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se dy personat kanë qenë në të njëjtën veturë, derisa nga prapa, njëri (shtetas i huaj) ka shtënë me armë te personi tjetër./21Media