Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri pistoleta

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri pistoleta

Mbrëmë rreth orës 20:00 policia ka arrestuar një person në fshatin Nec të Gjakovës, pasi që i njëjti me pushkë gjuetie ka qëlluar për vdekje viktimën mashkull kosovar.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri pistoleta, një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, 26 fishekë dhe një predhë e fishekut”, njofton policia përmes raportit 24 orësh.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /21Media