Në fshatin Novosellë të Pejës një person është vrarë me armë zjarri sot rreth ores 14:40. Për portalin rtv21.tv lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për Rajonin e Pejës.

Gashi po ashtu ka bërë të dituar se i dyshuari është në arrati dhe se policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

“Rreth orës 14:40 minuta policia ka marrë informatë se në fshatin Novosellë të Pejës ka pasur të shtëna me armë, menjëherë pasi e ka marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me të gjitha njësitet. Ekipet mjekësore e kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Gashi./21Media