Policia sot informoi se mbrëmë në Podujevë janë arrestuar dy meshkuj kosovarë, pasi dyshohet se aksidentalisht kanë plagosur me armë zjarri një femër kosovare, e cila pastaj ka vdekur.

“Viktima është dërguar në QKUK dhe pas një kohe e njëjta ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta, 13 fishek dhe një gëzhojë.“, informoi policia.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt./21Media