Një vrasje ka ndodhur sot në Prizren, ku dyshohet se djali e ka vrarë babanë e tij me thikë. Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit Shaban Osmanollaj.

“Ju informojmë se sot me datë 25 dhjetor 2020 rreth orës 13:55 një qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren – Veri se në lagjen Dardani, rruga ‘Nazim Kokollari’ është duke ndodhur një rast dhune ne familje ku djali është duke i sulmuar prindërit. Patrulla policore ka arritur në vendngjarje dhe kanë arrestuar personin e dyshuar M.H. rreth 30 vjeçar, i cili ka sulmuar prindin e tij me thikë”, ka thënë Osmanollaj për portalin rtv21.tv

Sipas tij, për shkak të plagëve të marra viktima, përkatësisht babai rreth 50 vjeçar ka vdekur.

Aika treguar se emergjenca, njësitë policore dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes./21Media