Dje rreth orës 14:00, në rrugën “Muharrem Kurteshi” në Gjilan, është raportuar se viktima mashkull  kosovar,  nga një person i dyshuar i panjohur ishte therur me një mjet të mprehtë.

Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se rasti kishte ndodh pas një konflikti verbal në mes të viktimës dhe të dyshuarit.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur ma rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësitë policore janë duke e hetuar rastin dhe kërkuar të dyshuarin./21Media