Policia informoi se dje në Podujevë një person ka gjuajtur me armë zjarri në një veturë tjetër, në të cilin kanë qenë katër persona, por nuk është lënduar askush.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se nga një veturë me targa të huaja e cila kishte qenë në lëvizje kishte gjuajtur  me armë zjarri dhe goditë veturën tjetër me targa vendore në të cilën kishin qenë katër viktima meshkuj kosovar, por askush nuk ishte lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë të fishekut.”, bëri të ditur policia.

Lidhur me rastin, është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishek.

“Nuk dihet motivi i rastit, i dyshuari gjendet në arrati, rasti vazhdon të hetohet.”, njoftoi policia./21Media