Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje në fshatin Binqë të Vitisë.

Për shkak të plagëve të marra në mbrëmjen e 7 nëntorit, viktima mashkull ka ndërruar jetë dje në spital në Prishtinë.

“Lidhur me rastin, viktima e rastit mashkull kosovar në Spitalin e Prishtinës, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e polciisë.

Nuk raportohet për ndonjë të arrestuar e as për motivet që kanë mundur ta shkaktojnë këtë vrasje./21Media