Vrasjet në Bucha tronditin udhëheqësit dhe ndezin thirrjet për sanksione të mëtejshme
Si rezultat i vrasjes së civilëve në qytetin ukrainas, Bucha, ka pasur thirrje dhe reagime të ashpra për sanksione të reja ndaj Rusisë.
Ukraina ka akuzuar trupat ruse për një masakër të qëllimshme pasi trupat e të paktën 20 personave të veshur me rroba civile u gjetën në rrugët e qytetit.
Sipas zyrtarëve ukrainas qindra kufoma thuhet se janë gjetur në qytete jashtë Kievit pas tërheqjes së trupave ruse nga zona ndërsa, Rusia vazhdon t’i mohojë vrasjes, teksa thotë se kjo është propagandë lufte.
Reagimet e fundit:
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë thirrje për sanksione të mëtejshme që synojnë eksportet e qymyrit dhe naftës së Rusisë duke u thënë mediave franceze se kishte indikacione të qarta për krime lufte.
Ministrja gjermane e mbrojtjes, Christine Lambrecht thotë se Bashkimi Evropian tani duhet të diskutojë ndalimin e importit të gazit rus diçka që liderët kanë hezituar ta bëjnë deri më tani, pavarësisht nga nxitja e Ukrainës për shkak të efektit që do të kishte tek konsumatorët evropianë.
Kryeministri britanik, Boris Johnson dënoi veprën ruse duke i quajtur sulme të neveritshme. Raportet sugjerojnë se Mbretëria e Bashkuar mund të shpallë sanksione të reja këtë javë.
Ndërkohë, presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel tha se sanksionet dhe mbështetja e mëtejshme e BE-së ishin në rrugën e tyre./21Media