Një muaj paraburgim është caktuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për M.ZH. i cili dyshohet se me datë 20.12.2020 rreth orës 23.30 në Podujevë, nga pakujdesia kishte shkrepur armën e markës “Magnum” dhe në atë moment kishte pësuar lëndime anëtarja e familjes – tani e ndjera SH.ZH., sipas njoftimit ajo me datë 21.12.2020 nga plagët e marra kishte ndërruar jetë në QKUK.

“Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri M.ZH.. në liri ekziston rreziku i ikjes së tij, po ashtu mund ti asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarë.”, thuhet në njoftimin e Gjykatë Themelore./21Media