Ish- polici i departamentit Austin, Stephen Broderick, u kap sot nga policia rajonale, pasi dyshohej se kishte vrarë dy gra dhe një djalë.

41 vjeçari, pas aktit mizor, është parë duke ecur përgjatë një autostrade, ku edhe u kap nga policia.

Broderick ishte një polic deri në qershorin e vitit 2020, kur u arrestua nën akuzën se kishte abuzuar seksualisht me një fëmijë. E nga komunikatat e lëshuara aso kohe u bë e ditur se viktima ishte anëtare e familjes së tij. Ky rast u mbyll dhe ai u lirua.

Por, gjërat ndryshuan pasi të dielën rreth orës 11:42, u raportua për një vrasje të qëllimshme drejt tre personave.

“Policët arritën në vendin e ngjarjes, 4 minuta pasi morën lajmin se çfarë ka ndodhur. Mendoj se e dijmë kush është vrasësi! Stephen Nicholas Broderick, 41”, tha shefi i stacionit policor, Chacon.

Gjithsesi, ende nuk dihen arsyet që e quan deri në këtë akt të tmerrshëm, pasi nuk dihet as cila ishte lidhja e të dyshuarit dhe viktimave./21Media