Dy gazetarë spanjoll dhe një shtetas irlandez u kidnapuan të hënën, në shtetin e Afrikës Perëndimore, Burkina Faso, ndërkohë tre ditë më vonë, u konfirmua vrasja e tyre.

Vdekjen e viktimave e konfirmoi kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.

Sipas kryeminstrit Sanchez, viktimat e identifikuara janë David Berian dhe Roberto Fraile.

Dyshja ishin pjesë e një grupi prej 40 njerëzve që ishin duke kontrolluar një park kombëtar afër kufirit të Burkina Faso dhe Benin në Afrikën Perëndimore, tha ministri i punëve të jashtme i Spanjës, Arancha Gonzalez Laya, në një konferencë për shtyp në Madrid, pak kohë pasi vdekja e viktimave të ishte konfirmuar.

Laya tha për gazetarët se ajo ishtë zonë e rrezikshme, e kontrolluar nga “terroristë dhe banditë”, që njihen se operojnë atë zonë.

Gazetarët kishin shkuar për të realizuar një dokumentarë në lidhje me përpjekjet e Burkina Faso për të mbrojtur natyrën.

Ndërkohë, shtetasi iralandez është identifikuar si Rory Young, pronari i organizatës Chengeta Wildlife, që e njëjta konfirmoi vdekjen e tij./21Media