Dy vajza adoleshente, të moshës 16 dhe 18 vjeç, janë vrarë në të ashtuquajturin “vrasje të nderit” në veri-perëndim të Pakistanit pas një video që qarkulloi në internet.

Raportohet se ato janë qëlluar nga një anëtar i familjes në një fshat në kufirin e rretheve fisnore të Vaziristanit të Veriut dhe Jugut.

Sipas policisë vrasja ndodhi pasi një video e shkurtër me një të ri kishte dalë në media sociale, transmeton rtv21.tv.

Incidenti thuhet se ka ndodhur të enjten pasdite në Shaam Plain Garyom, një fshat kufitar në Vaziristan të Veriut dhe Jugut në Khyber Pakhtunkhëa, sipas një raporti të policisë të cituar nga e përditshmja pakistaneze Dawn.

Raportohet se arsyeja e vrasjeve të dy vajzave, besohej të ishte një video, e cila tregon një djalë të ri duke regjistruar veten me tre vajza të reja.

Duket se videoja është xhiruar gati një vit më parë dhe është bërë virale në mediat sociale disa javë më parë, i tha një zyrtar i lartë i policisë gazetës.

“Për momentin, përparësia jonë kryesore është të sigurojmë jetën e vajzës së tretë dhe burrit para se të ndërmerrni ndonjë veprim”, tha oficeri.

Sipas Organizatës së të Drejtave të Njeriut dhuna ndaj grave dhe vajzave mbetet një problem serioz në Pakistan.

Aktivistët besojnë se rreth 1.000 “vrasje nderi” kryhen në të gjithë vendin çdo vit./21Media