Dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta mbrëmjen e 4 qershorit 2020 në fshatin Gramëz të Krujës.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 22:25 minuta ndërsa vëllezërit përkatësisht Xh.B 24 vjeç dhe G.B 34 vjeç kanë humbur jetën rrugës për në spital.

“Më datë 04.06.2020, rreth orës 22:25, në fshatin Gramëz, Krujë, në rrethana ende të paqarta janë plagosur më armë zjarri shtetasit G.B., 34 vjeç, dhe Xh.B., 24 vjeç, (vëllezër), të cilët janë dërguar në spital por rrugës kanë ndërruar jetë.” – njoftoi rreth orës 23:30 policia e Durrësit.

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së dy vëllezërve në Gramëz të Krujës.

Disa minuta më pas policia informon se autori i dyshuar eshte Roland Pula, 32 vjec nga Kruja. Gjithashtu u gjet dhe makina e tij te pompat e ujit në Gramëz.

Vrasja dyshohet se ndodhi për një konflikt të vjetër që mund të kenë pasur vëllezërit.

Në ndihmë të Komisariatit të Policisë Krujë kanë shkuar dhe forca të DVP Durrës dhe FNSh e Tiranës ku vijon krehja e zonës për  kapjen e autorit te dyshuar. Arrestimi i tij bëhet i vështirë pasi ai e njeh zonën, nderkohë dy dronë që filmojnë në errësirë po kontrollojnë zonën.

Për këtë ngjarje të rëndë është ngritur grupi hetimor dhe në ndihmë të tyre janë nisur dhe Specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Krujë po punohet  për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /oranews