Gjatë luftimeve në Siri

Gjatë luftimeve në Siri

Hudhayfah al-Badri, i biri Abu Bakr Al-Baghdadit, liderit të ISIS-it, është vrarë në një operacion kundër forcave siriane dhe ruse në provincën Homs.

Detaje më të shumta nuk janë dhënë, por në këtë lajmërim, të lëshuar nga agjencitë e lajmeve brenda ISIS-it, thuhet se babai i tij, lideri i Shtetit Islamik Abu Bakr al-Baghdadi është gjallë.

Baghdadi, për të cilin ka një fletarrest ndërkombëtar që ka një çmim prej 25 milionë dollarësh për kokën e tij nga Shtetet e Bashkuara, është raportuar i vrarë apo lënduar në disa raste.

Pak është e ditur për familjen e udhëheqësit të ISIS-it, por një ekspert i xhihadizmit, i cili këshillon qeverinë irakiane, ka deklaruar për Reuters se djali i vrarë ka lindur në vitin 2000.

Ai gjithashtu ka deklaruar se “laku” në fytin e Baghdadit po ngushtohet, pas kapjes së 5 komandantëve të ISIS-it nga qeveria irakiane dy muaj më parë./21Media