Një person mësohet se ka mbetur i vrarë në Elbasan këtë të mërkurë. Ngjarja ka ndodhur sot në lagjen “5 Maji”.

Viktimaështë Pjerin Xhuvani, ish-pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, por i akuzuar nga opozita si pjesë e strukturave të Partisë Socialiste në këtë qytet së fundmi.

Në vendngjarje janë mbledhur forca të shumta policie dhe 4 autoambulanca, pasi raportohet se ka mbetur i plagosur edhe një efektiv i Policisë dhe një person tjetër.

Partia Demokratike pretendon se pranë selisë së saj në këtë lagje është konstatuar një makinë dhe personat që ishin në të, të cilët shpërndanin para në këmbim të premtimit për vota.

Në përplasje janë përfshirë të paktën 6 persona.