Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh” në Fier. Raportohet që A.T 50 vjeçar ka mbetur i vdekur.

Viktima është qëlluar në rrugë mëngjesin e së hënës nga një person ende i paidentifikuar. Kështu bëjnë të ditur policia.

“Sot rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrarë në rrugë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier”, thuhet në njoftimin e policisë në Shqipëri.

Për ndriçimin e ngjarjes janë duke u marrë grupi hetimor.

Ndërkohë Policia e Fierit dhe FNSH kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit me qëllim kapjen e autorit./oranews