Një vrasje ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Gjilan.

E. S 19 vjeçar është therur me thikë dhe pas lëndimeve të marra ka vdekur në QKUK.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhenësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Me date 23.10.2020 rreth orës 00:06, stacioni policor në Gjilan kanë marr një informate se ne rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan është një person i lënduar dyshohet me mjete te mprehtë. Patrullat policore ju kanë përgjigjur informatës ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën E. S. (2001) . Viktima është dërguar me urgjencë ne spitalin rajonal në Gjilan , më pastaj është dërguar në QKUK-në Prishtinë. Rreth orës 01;55 nga QKUK jemi njoftuar se viktima i dërguar nga Gjilani ne Prishtine kishte ndërruar jete”, ka thënë Hashani për rtv21.tv.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Prokurori i shtetit, njësitet e hetimeve dhe forenzika rajonale.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Sipas policisë për momentin askush nuk është arrestuar.

Policia e Kosovës po punon intenzivisht në ndriçimin e rastit./21Media