Vritet një 60 vjeçar

Në orët e mbrëmjes u vra një person i moshës 60 vjeçare

Një 60 vjeçar është vrarë me armë zjarri në orët e mbrëmjes të së dielës në fshatin Rukaj të Burrelit të Shqipërisë. Policia njofton se viktima është shtetasi H.Ll dhe nga të dhënat e para dyshohet se vrasja është kryer për hasmëri.

Mësohet se policia është njoftuar për vrasjen nga djali i viktimës. Sipas policisë, autorët e kanë thirrur viktimën dhe menjëherë sapo ai ka dalë nga banesa e kanë qëlluar me armë, të paktën katër herë mbi trupin e tij dhe më pas janë larguar me një automjet.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli dhe po krehë zonën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë ngjarje, ndërsa janë ngritur edhe disa pika kontrolli.

Back to top button