Vritet një person me thikë në Prishtinë

Sonte rreth orës 22:00 në Prishtinë një person është therur për vdekje.

Për portalin rtv21.tv rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga arma e ftohtë (thikë) lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Policia ka njoftuar se personi i dyshuar është identifikuar dhe tashmë policia është vënë në kërkim të tij./21Media

Back to top button