Një vrasje ka ndodhur sot rreth orës 16:50 në Fushë Kosovë.

Rastin për 21Media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datë 20.07.2020 rreth orës 16:50 Policia ka pranuar një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njesitë policore kanë arritur ne vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arrit të arrestojnë një person të dyshuar. Njësitet relevante kanë dalur në lokacion dhe hetime të mëtejme janë në proces për të sqaruar rrethanat tjera të rastit”, ka thënë Hoxha./21Media