Vritet një person në veri të Mitrovicës

Viktima ishte pronar i kafenesë ku është qëlluar

Një person i moshës 58 vjeçar, i nacionalitetit boshnjak, është vrarë me thikë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në një kafene në veri të Mitrovicës, ndërsa viktima është qëlluar disa herë më thikë.

Mësohet se policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ende nuk dihet motivi i vrasjes.

Viktima është Murat Kuçi, i cili ka jetuar në jug të Mitrovicës, i cili ishte pronar i kafenesë ku është qëlluar.  Dorasi dyshohet të jetë Drashko Stepiq, i cili veç thikës me të cilën e ka goditur viktimën, ka shtënë edhe me armë zjarri, ndërsa policia ka arrestuar të dyshuarin.

Back to top button