Një protestues 19-vjeçar është qëlluar për vdekje në Detroit të Shteteve të Bashkuara natën e kaluar gjatë protestave për vdekjen e George Floyd në duart e policisë.

Donald Trump e ka vënë Ushtrinë në njoftim për t’u vendosur në rrugët e SHBA-së për herë të parë që nga trazirat e vitit 1992 në Los Angelos, ndërsa Minneapolis shpërtheu në protesta të dhunshme pas vdekjes së George Floyd, transmeton rtv21.tv.

Policia tha se burri u vra pasi të shtënat u drejtuan ndaj një turme njerëzish.

Turmat dolën në rrugë në qytet pasi ish oficeri Derek Chauvin u akuzua për vrasjen e Floyd, një person me ngjyrë që u prangos dhe u shtyp me gju në qafë duke mos e lënë të merrte frymë.

Në mbrëmjen e së premtes, policia u përlesh me protestuesit në Detroit. Aty u arrestuan dhjetëra persona./21Media